Nicole Kidman shkëlqen në fustanin 12 mijë dollarësh
Aktorja e njohur Nicole Kidman është shpallur tashmë australiania më e pasur në botën e show-biznesit, me mbi 347 milion dollarë të ardhura. Në gjithë këtë pasuri, bukuroshja Kisman ia lejon vetes që të shpenzojë në masë të madhe dhe të bëjë një jetë luksi. Në ceremoninë e CFDA-së, në New York gjatë të hënës mbrëma, Nicole u shfaq me një fustan, vlera e të cilit mendohet se shkon deri në 12 mijë dollarë. 49 vjeçarja kishte veshur një fustan të zi, i cili i shkonte për mrekulli. Këtë fustan ajo e kishte kombinuar fustanin me sandale me take të zeza. Sigurisht që kjo pamje e saj është kompletuar edhe me një varëse të shtrenjtë me rubinë, të cilën ajo e mbante në qafë.