Nicole Kidman vërteton se mund të japë këshilla për çiftet

Aktorja e njohur, Nicole Kidman ishte e ftuar në emisionin “The Late Late Show”, së bashku me yllin e Game of Thrones. Gjatë bisedës, moderatori po fliste me Kit Harington për bashkëjetesën e tij me të dashurën Rose Leslie. Në një moment, Nicole ndërhyri duke e vënë në siklet më pyetjen se kur do të martohet, gjë që e shtangu aktorin. “Nicole Kidman po vendos pikat mbi ‘i”, tha ai duke shtuar se gjërat do të ndodhin hap pas hapi. Ajo e mbylli bisedën e saj për këtë çështje, duke thënë se të paktën duhet të fejohet, pasi është më mirë të bëhet një gjë e tillë para se të fillojë bashkëjetesa. Nuk dihet nëse Kit i ka marrë parasysh këshillat e saj, por nuk do të ishte surprizë nëse do të shihnim një unazë në dorën e Rose.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Nicole Kidman Pressures Kit Harington to Pop the Question

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?