Nicole Scherzinger puthje pasionante me të dashurin në Capri

Nicole Scherzinger ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet e fundit se marrëdhënia e saj me tenistin profesionist Grigor Dimitrov po merr fund. Këngëtarja është shfaqur duke kaluar çaste romantike me të dashurin e saj më të vogël në ishullin piktoresk italian Capri, ku aktualisht po shijojnë pushimet verore. Ish-pjesëtarja e Pussycat Doll është fotografuar duke u puthur, përqafuar dhe duke i mësuar joga 26-vjeçarit. Çifti nuk i mbante dot duart larg njëri-tjetrit dhe kjo është një provë që lidhja e tyre po funksionon më së miri. 39-vjeçarja e veshur me bikini të bardha ka ekspozuar format e saj bombastike dhe dukej shumë tërheqëse.

SHKARKO APP