Niko Peleshi feston ditëlindjen, e bija i bën dedikimin e veçantë: Njeriu më i përsosur që mund të kërkoj! (FOTO)

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka festuar sot 50 vjetorin e lindjes.

E bija, Aleksia i ka bërë një dedikim të veçantë të atit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleksia e cilëson babain e saj si ‘idhull’ e saj duke i dedikuar fjalë të ëmbla dhe prekëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ajo ka publikuar edhe një foto ku të dy duket të lumtur pranë tortës së ditëlindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë mund të mos jem bija e përsosur dhe aq më pak aq e përsosur sa e meriton ti, por ti je padyshim babai dhe njeriu më i përsosur që dikush mund të kërkojë. Kur isha e vogël dhe më pyesnin kush ishte idhulli im, gjithmonë përgjigjesha “babi”. Kjo përgjigje mbetet po e njëjta edhe sot. Gëzuar ditëlindjen miku im më i mirë!”- ka shkruar Aleksia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?