Nis loja e vërtetë në Big Brother, banorët kundër çiftit të lesbikeve

Kanë nisur të shfaqen rivaliteti mes çifte në Big Brother, të cilat mesa duket p kuptojnë se tashmë me hyrjen e banorëve të rinj, loja duhet marrë më seriozisht duke krijuar kështu edhe klanet e tyre.

Keshtu, Fiorentina ka hedhur pas krahëve rivalitetin me Danjelin e Fotininë dhe u shpreh atyre pakënaqësinë e saj në lidhje me sjelljen e Keit brenda në shtëpi. “Ishte Kei dhe Vivi në ballkon dhe unë u thashë t’ju përqafoj pak. Ajo ma preu shkurt, ‘Jo’ më tha e unë ngela”, u tregon ajo. Fiorentina flet edhe për një fjalë të thënë nga Kei në kuzhinë, fjalë që asaj nuk i kish pëlqyer. “E pyeta nëse do të vijë Vivi të më ndihmojë të qërojmë patatet, por ajo më tha që të kemi ty kuzhiniere”, vazhdon Fiorentina.

Ajo u tregon se më pas kishte biseduar vetëm me Vivin dhe e kish pyetur nëse ishte mërzitur me të, por menjëherë kishte reaguar Kei. “Doli me vrap dhe filloi të bërtiste me këmbë e me duar. Ajo është me mua, më tha”, shton Fiorentina. Danjeli i tregon se e ka kuptuar lojën e Keit brenda shtëpisë.

SHKARKO APP