Nis sonte, Fest ‘59
Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, nis sonte udhëtimin në transmetim televiziv. Njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues, në garë për të lënë gjurmën e tyre në fondin e muzikës shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.
Në një skenë të pazakontë, të vendosur në mjedis të hapur, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë sfiduar vitin që gjunjëzoi ekonominë dhe shëndetin e globit prej Covid-19.
Ky festival, sa artistik, është po aq edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta, vullnetarëve të Kryqit të Kuq, si edhe një nevojë shpirtërore për të na bashkuar, në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë.
Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit.
View this post on Instagram