Një 62 vjeçare e jashtëzakonshme si Madonna
Mbetet një ndër ikonat botërore dhe këtë Madonna e tregon dhe me paraqitjen e saj. Ylli i muzikës shfaqet gjithmonë e kuruar në detaje, saqë vështirë të besohet se në të vërtetë është 62 vjeç. Madonna sfidoi moshën e saj dhe tregoi së fundmi një shkëlqim rinor në imazhet e reja nga shfaqja e parë e filmit “Madame X”.
E veshur me “Gucci”, këngëtarja mbante veshur një xhaketë kombinuar me një palë pantallona të shkurtra, geta rrjetë si dhe një palë çizme të gjata, veshje e cila dukej perfekt me flokët e saj bionde të gjata.
Sigurisht drita e duhur dhe disa filtra e bënë të mundur që mbretëresha e pop-it ta linte në hije moshën e vërtetë. Fituesja e shtatë herë e çmimeve Grammy zbuloi se mezi po pret t’i tregonte botës për filmin, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt gjatë muajve të fundit.
/abcnews.al