Një bashkëshort si Travis! Paralajmëron një surprizë të madhe për Kylie Jenner
Një prej çifteve më të komentuar në showbiz gëzon një fëmijë, por ende nuk është martuar. Travis Scott dhe Kylie Jenner e kanë vërtetuar disa herë sa të dashuruar me njëri-tjetrin, por ende nuk kanë vendosur për një ceremoni tradicionale.
Vetë reperi 26-vjeçar ka zbuluar se një gjë e tillë do vijë shumë shpejt, por ka një hap të madh për të bërë. Ai nuk hezitoi që të tregojë fillimet e lidhjes dhe dashurinë e madhe që ka Kylie për të.
“Ne do të martohemi së shpejti. Thjesht duhet të bëhem i guximshëm, do t’i propozoj në një mënyrë shumë të veçantë. Ne ishim thjesht dy fëmijë. Ndoshta javën e parë nuk e di nëse është e vërtetë apo diçka e kotë. Pastaj javën e dytë mendon: ‘Whoa, unë jam akoma duke folur me të, ajo më përgjigjet, unë i përgjigjem’”, tha Travis në intervistën për “Rolling Stones”.
KOHA JONË SONDAZH

