Një dashuri e re në jetën e saj? Monika Kryemadhi: Është kryesore, ngroh shpirtin
Monika Kryemadhi çdo të martë dhe të shtunë e shohim në rolin e opinionistes në ”Big Brother Albania Vip 5”. Në një intervistë për ”Ftesë në 5”, ajo thotë se gjithnjë ka qenë pa filtra kur vjen puna për të thënë opinionin e saj.
”Unë dhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitet që çfarë do më thonë. Tani nuk e ashtu fare (qesh)”, tha Kryemadhi.
E ndërsa pyetet nga Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi e ka përgjigjen e prerë.
“Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”, por ajo thotë ndër reshta se është ende e dashuruar me Metën, ose të paktën se ai është dashuria e saj e parë dhe e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

