Një Eurovision plot me polemika, fiton Zvicra. Nemo, artisti që theu çdo kod
Zvicra është shpallur shteti fitues në Eurovision 2024 që u mbajt në Malmo të Suedisë në edicionin e 68-të. Nemo, i cili është deklaruar artist pa gjini, theu çdo kod dhe rrëmbeu fitoren me votat e jurive profesionale dhe të publikut.
“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen”,-u shpreh këngëtari Nemo.
“The Code” u dallua për harmoninë e saj të mrekullueshme dhe performancën e fuqishme të Nemos, një kombinim që e siguroi atij pikët maksimale nga shumë vende.
Kroacia me një interpretim mbresëlënës, arriti të sigurojë vendin e dytë, duke treguar se konkurrenca ishte e ashpër dhe se do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Ukraina një shtet që tradicionalisht performon mirë në këtë konkurs, zuri vendin e tretë, duke vazhduar rekordin e saj të suksesshëm në skenën e Eurovisionit.
Si kurrë më parë, ky Eurovision i këtij viti u mbyll me ngjarje të shumta dhe protesta nga njerëzit që janë pro-palestinezëve, të cilët nuk i kanë ndalur marshimet në Malmö, Suedi.
Nga ana tjetër, konkurrenti holandez, Joost Klein u përjashtua nga gara si asnjë shtet që prej krijimit të festivalit, pasi intimidoi një punonjëse të stafit. Por edhe për herë të parë, Qipro nuk i dha 12 pikët Greqisë.
Shqipëria u përfaqësua nga Besa Kokëdhima dhe “Titan” nuk preku finalen.