Një festë private për 45 vjetorin e Genës
Në një festë private të zhvilluar në një nga lokalet e natës në kryeqytet, bashkëshortja e Genës, Lorena, mblodhi miqtë dhe kolegët me të afërt të këngëtarit për 45 vjetorin e tij.
Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi, Stine, Rozana Radi, Inis dhe Ingrid Gjoni, Era Rusi, etj. kanë qenë disa nga të ftuarit që festuan bashkë me këngëtarin.
“Who” tregon se Lorena kishte përgatitur një klip dokumentar për të gjithë jetën e këngëtarit, që tregonte fillimet e tij në art me pikturën, baterinë dhe në fund këngën.