Një i dashur i ri në jetën e Adele! Këngëtarja e njohur në një marrëdhënie me reperin e njohur

Adele ka një të dashur të ri në jetën e saj! 32-vjeçarja është duke u frekuentuar me reperin dhe kolegun britanik Skepta, 38 vjeç. Lajmin e ka konfirmuar një burim i afërt me Adele për revistën ‘PEOPLE’.

Burimi thotë për çiftin se në muajt e fundit “gjërat janë nxehur” dhe se ajo po argëtohet në shoqërinë e tij. Adele dhe Skepta (emri i vërtetë i të cilit është Joseph Junior Adenuga), kanë qenë miq për vite me radhë dhe kanë një lidhje të thellë mbi muzikën, lagjen e tyre të përbashkët në Tottenham, Londër etj.

Reperi ka një vajzë 2-vjeçare, River, nga një lidhje e mëparshme, ndërsa Adele ka një djalë 8-vjeçar, të quajtur Angelo, me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki.

SHKARKO APP