Një kunjë për Beatrix-ën? Donaldi: E bukur por bosh fare

I ftuar në emisionin e dy vëllezërve Veshaj ka qenë edhe këngëtari, Ledri Vula ku gjatë intervistës ai ka dhënë edhe disa detaje nga lidhja e tij me Sara Hoxhën.

I pyetur nga vëllezërit se çfarë cilësish kishte Sara që ja fitoi zemrën, Ledri rrëfeu se si fillim i pëlqeu paraqitja dhe më pas zemra dhe intelekti i saj.

“A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet,”- tha Ledri.

Mbas kësaj deklarate që dha këgëtare ishte i cuditshëm edhe regim i i Donald Veshaj, reagim ky që mori vëmendje të madhe nga fansat dhe u konsiderua si një kunjë e hapur ndaj Beatrix.

“Sa problem është kur ajo është e bukur dhe është kështu bosh fare, ke të drejtë,”- ka thënë Donaldi.

Kujtojmë se Donaldi zgjedh gjithmonë emisionin e tij për të bërë deklarata e për të hedhur herë pas here kunja ndaj ish-banorëve të “Big Brother Vip”.

Ky reagim i fundit i tij trazoi rrjetin pasi fansa të shumtë e konsideruan atë si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj Beatrix.

SHKARKO APP