Një lajm i trishtë për të gjithë fansat e Jennifer Lawrence

Aktorja e famshme hollivudiane vetëm pak orë më parë ka dhënë një lajm i cili ka trishtuar të gjithë fansat e saj mbarë botës.

Fituesja e çmimit “Oscar” në një intervistë për “Today” ka treguar se do të shkëputet për dy vite nga karriera e saj si aktore pas zhgënjimit në filmin e fundit “Mother”.

Ky projekt arriti të grumbullojë vetëm 3.1 milionë dollarë fitime në të gjithë botën duke u renditur si një ndër filmat më pak të preferuar të saj.

“Mother” një film psikologjik është shvlerësuar nga kritikët por edhe nga fansat e Jennifer madje, në festivalin e Venecias është brohoritur nga publiku si një ndër rolet më të dobët të saj.

E prekur nga ky negativitet, Lawrence ka vendosur të marrë një periudhë të gjatë pushimi nga profesioni i saj duke shtuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt të ri në dy vitet e ardhshme.

SHKARKO APP