Një minutë heshtje për viktimat e Las Vegasit, kërkesën e Robert Aliajt nuk e përkrah askush

Kërkesa e Robert Aliajt për të mbajtur një minute heshtje për viktimat e sulmit në Las Vegas në spektaklin e mbrëmshëm të ‘DWM’  është refuzuar.

“Ne jemi artistë, të mbajmë një minutë heshtje në nder të viktimave”, ka thënë ai. Trimi, konkurrenti i cili sapo kishte mbaruar garën e priste gjykimin e jurisë nuk ka pranuar, por ka replikuar duke i sugjeruar Bertit të mbajë heshtjen jashtë skenës: “Kush je ti, të duket vetja zot? Berti ka përsëritur sërish se si artistë të lirë që janë duhet të mbajnë heshtje e të solidarizohen me viktimat. Anëtaret e tjerë të jurisë, konkurrentët, madje as moderatorja nuk e kanë përkrahur këtë ide të tij.

Ndërhyrja me sportivitet e Alketës “Jeta vazhdon si edhe se secili prej nesh duhet të bëjë diçka që të ndryshojë veten tani që bota po kërcënohet”, i ka dhënë fund debatit të tyre dhe spektakli ka vijuar normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?