Një princeshë turke në Disney për rolin e Jasmin
Një nga aktoret më të mira dhe më të paguara në kinematografinë turke, 33 vjeçarja Tuba Buyukustun, do të luajë rolin e një princeshe. Në Shqipëri aktorja njihet edhe për disa interpretime, një ndër interpretimet e saj është në serialin “Diamante dhe Dashuri’,ku ajo luante rolin e ‘Elif’.
Sipas Huffington Post, Disney do risjellë në ekran filmin klasik “Llamba e Aladinit” i realizuar për herë të parë në vitin 1992.
Ndër emrat që përflitet në rolin e Jasmine, radhitet edhe emri i aktores turke Tuba Buyukustun. Sipas kritereve të përcaktuar nga Disney, Tuba nuk përmbush kufizimin e moshës 18 deri në 25 vjeç.
Gjithashtu, nuk dihet nëse aftësitë e saj për të kërcyer e kënduar janë të pranueshme nga regjisorët megjithatë është e sigurt se nga pamja e jashtme, ajo ngjason me princeshën: flokë të zinj e lëkurë e errët.