Një shqiptare, modelja më e mirë për tetorin, e përzgjodhi revista prestigjoze franceze

Mes botës së modelingut dhe televizionit, Megi Ndrio ka rrëfyer për emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora me moderator Arjon Muçën karrierën e saj në Greqi. Gjithashtu ajo ka treguar dhe vështirësitë që ka hasur gjatë periudhës kur ka shkuar në vendin fqinj.

Një modele e cila po kërkohet kudo, Megi tregoi ekskluzivisht për “Ditë e Re”  se ditën e djeshme i ka ardhur një lajm i mirë nga Franca se është përzgjedhur si modelja më e mirë e muajit tetor 2020 dhe do të jetë në kopertinën e një nga revistave më të njohura  Revista Démodé.

Në Francë dje më erdhi ky lajm. Më kanë përzgjedhur si super modelja më e mirë e muajit tetor 2020. Do jem në Demode në një nga revistat e Francës“- tregon Megi.

Gjithashtu modelja  jep një këshillë për të gjithë që duhet të kenë besim në vetvete pasi vetëm kështu mund të kapin majat dhe të plotësojnë dëshirat që kanë.

Megi ka lindur në Shqipëri dhe është larguar drejt Greqisë kur ishte vetëm 13 vjeç. Fillimet për të nuk kanë qenë aspak të lehta jo nga ekonomia por për shkak të prejardhjes pasi në atë kohë jo të gjithë e pranonin që ishte shqiptare.

Ajo u bë e njohur nga një reality show GNTM. Megi u spikat për sensualitetin e saj tiparet e theksuara dhe të rregullta  dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ditë e Re - Një shqiptare, modelja më e mirë për tetorin, e përzgjodhi revista prestigjoze franceze

SHKARKO APP