Një “shuplakë” kritikëve, Aurela Gaçe u përgjigjet “parizienëve”
Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për shpirtin e saj luftarak e ndërsa me një postim në Instagram i është kundërpërgjigjur ndaj të gjithë thashethemeve dhe kritikëve ndaj saj. "Kush është perfekt nga qëniet njerëzore? Edhe unë, si e tillë kam dobësitë e mija, problemet e mia, besimet, idealet, shijet e mia… dhe sigurisht kam bërë dhe bëj atë çfarë më do shpirti. Keq, ose mirë, s’e di që e teproj, di që jam "patetike" siç më quajnë ata që pinë ndonjë birrë në ndonjë pub ku vendoset muzikë "franceze" dhe ëndërrojnë se janë pjesë e një shoqërie parisiene. Unë të paktën e di çfarë jam. Dhe e dua këtë që jam, ndaj nuk e fsheh. Kurse "parisienëve" të ketij fshati të madh, ku bëhemi me baltë përditë, ku pluhurin e thithim njësoj të gjithë, unë ndërkohë u them, se unë e kam fituar vetë bukën time gjithë këto vite, e ndërkohë atyre mami akoma ju skuq vezën, të rriten edhe pak, të bëjnë vezën e tyre e të shohim me sa të verdha mund ta bëjnë. Oh, harrova. Ju përqafoj… ju më jepni forcë t’i mëshoj edhe më fort kësaj që jam. Shtyllën kurrizore e kam vizore të drejtë, kurse ju kam një frikë se nuk e keni fare. Nese doni kontroll, ju jap numrin e fizioterapistit tim, është njësh”, përfundon këngëtarja Gaçe.