Një tjetër aktore akuzon Harvey Weinstein

Një aktore tjetër ka akuzuar për përdhunim producentin amerikan, Harvey Weinstein. Ylli i “Boardwalk Empire” Paz de la Huerta  tha për “Vanity Fair” se, Weinstein e përdhunoi dy herë në Nju Jork në vitin 2010. Nga ana tjetër, Weinstein i ka mohuar të gjitha akuzat-kundër tij për seks pa pëlqim. De La Huerta, 33 vjeç, është një nga më shumë se një duzinë gra që kanë akuzuar 65-vjeçarin për përdhunim. Shumë të tjera e kanë akuzuar producentin për ngacmim seksual dhe kryerjen e akteve të pahijshme. De La Huerta, pretendon se Weinstein e përdhunoi atë në nëntor 2010 pasi e thiri në shtëpi. “Nuk ishte konsensuale”, citon ajo për incidentin e pretenduar. Aktorja vazhdon të pohojë se Weinstein e përdhunoi atë përsëri muajin pasardhës. “Unë thashë jo, kur ai ishte sipër meje unë thashë: Nuk dua ta bëj këtë”, ka deklaruar De La Huerta. Ajo pretendon se Weinstein u largua pasi premtoi t’i jepte asaj një rol në skenë. “Unë kurrë nuk kam dëgjuar më prej tij”, u shpreh aktorja për Vanity Fair. Policia britanike që heton Harvey Weinstein tani po shqyrton akuzat për sulme seksuale nga shtatë gra. Policia në Nju Jork po heton gjithashtu pretendimet ndaj producentit, përfshirë përdhunimin dhe sulmet seksuale.

SHKARKO APP