Një tjetër largim, moderatorja e konfirmon LIVE. Shkak pagesa?
Fjodora Fjora nuk do të jetë më në News 24 me programin e saj “Chic”. Këtë e pohoi në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi pasditen e sotme.
Teksa po bisedohej për familjen dhe se si ka ndryshuar me kohën, Ermali e pyet ndër të tjera moderatoren se përse kishte vendosur të ndryshonte ekran.
“Jo nuk jemi më në News 24, jemi duke punuar për emisionin tim në një ekran të ri. Do të ketë një format pak më ndryshe. Megjithatë është akoma shpejt për të zbuluar detaje”.
Ermali tha se shpesh kolege gazetare thone se pagesat janë shpesh qesharake në ekranet tona ndaj zgjedhin të largohen. A është ky rasti?
“Jo nuk kam pasur asnjëherë pagesa qesharake. Do të gënjeja nëse do të thosha jam paguar keq, në të gjitha televizionet që kam punuar në respektin më maksimal dhe ditën që jam larguar prej tyre kam pasur dhe mund të jem konsideruar në pagesat më të mira të tyre televizioneve. Në rastin tim gjithçka që përfundoi me News 24 perfundoi sepse erdhën kohë shum të çuditshme, pandemia, emisioni im u mbyll në Mars, nuk kishte institucione të artit dhe të kulturës.