Një tjetër shqiptare afër kontratës me “Sony Music “

Nënshkrimi i kontratës së Era Istrefit me “Sony Music” bëri bujë të madhe jo vetëm në vendin tonë. Por Era nuk do të jetë shqiptarja e vetme në këtë kompani prestigjioze të muzikës, pasi artistja e re Gordana Kingji është shumë afër arritjes së marrëveshjes me “Sony Music”.

Lajmi nga artistja dhe menaxheri i saj është konfirmuar për Prive, duke thënë se tashmë janë në negociatat finale për një kontratë afatëgjatë. Këngëtarja njihet me emrin skenik si “Baby G” dhe nuk ka shumë kohë që bëri debutimin e saj në skenën muzikore shqiptare, duke publikuar bashkëpunimin e saj me reperin Getinjo, të titulluar “Monster”.

SHKARKO APP