Një trashëgimtare e denjë e Cindy Crawford
Ajo është 16 vjeç dhe padyshim që është një trashëgimtare e denjë e mamasë së saj Cindy Crawford. Kaia Gerber ka treguar se mund të jetë një modele shumë e sukseshme dhe mund të arrijë majat duke ndjekur hapat e yjeve të pasarelave si Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Cara Delevingne. Ylli i ri ka pozuar për markën e famshme filipine ‘Penshoppe’. Kaia ka nisur një karrierë në botën e modës dhe është shoqëruar nga prindërit e saj në javët e ndryshme të modës në botë. Ajo filloi modelingun kur ishte vetëm 10-vjeç duke pozuar për Young Versace dhe më pas për Vogue. Adoleshentja e talentuar mahniti gjatë Javës së Modës në New York duke sfiluar për Calvin Klein, Alexander Wang, Traineri, Marc Jacobs dhe në eventin e Rihannës Fenty X Puma.