Një vit pa Adelën, takim dhe koncert në Tiranë

Një vit nga ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani, në nder të saj është organizuar një takim dhe koncert ne ArtTurbina. Ish-banorja e Big Brother Albania u bë e njohur për vendosmërinë e saj për të ndjekur ëndrrën e saj duke tejkaluar paragjykimet e vendlindjes. Një vit më parë Adela humbi jetën në shtëpi pas një komplikacioni shëndetësor.

”Adelën e kam njohur gati 10 vite më parë. E kam njohur dy netë përpara se të hynte në atë që do të kthehej në spektaklin më të diskutuar, më të shikuar, sepse ishte e pranishme një vajzë që vinte nga një vend i vogël si Kavaja. Që të gjithëve ne pastaj me rrugëtimin e saj në Big Brother dhe në të gjitha eksperiencat që vijoi na dha një mësim të rëndësishëm në jetën e saj, na tha që duhet ta jetojmë ashtu siç duam, të ndjekim ëndrrat që duam. Pra na dha edhe një mësim të jashtëzakonshëm me vdekjen e saj të parakohshme që nëse duam ta jetojmë jetën, duhet ta bëjmë tani”, tha moderatorja Arbana Osmani.

Një vit pasi gazetarja Adela Xhamani u nda nga jeta, miqtë e përkujtuan në një mënyrë të veçantë, duke siguruar në vend të saj një bursë të plotë studimi për një vajzë me rezultate ekselente nga Kavaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 18 artistë u bashkuan në një koncert humanitar në ArtTurbina nismës që synonte të realizonte ëndrrën e Adelës, shkollimin e vajzave të guximshme që duan të jenë të pavarura. Për të nderuar kujtimin e Adelës dhe për të vlerësuar shembullin që dha për vajzat, Bashkia e Tiranës i akordoi titullin Mirënjohja e Qytetit, për punën që ka bërë si gazetare dhe guximin e treguar për të ndjekur ëndrrat. ”Në emër të familjes së Adelajdës dhe vecanërisht nënës së saj unë ju falenderoj nga zemra”, tha Flutura Degjoni, tezja e Adelës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?