Një vit pas “Future Nostalgia”, Dua Lipa ka një mesazh për të gjithë

“Future Nostalgia” ishte albumi që Dua Lipa publikoi në Mars të vitit të kaluar. Ndërsa bota po përballej me pandeminë, Dua Lipa ishte në mëdyshje nëse ishte koha ideale për ta publikuar. Tashmë, një vit më vonë, kur “Future Nostalgia” ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, këngëtarja është ndalur dhe ka shkruar një mesazh në rrjete sociale.

“1 vit nga “Future Nostalgia”. Nuk mund ta besoj se si ka kaluar ky vit dhe të gjitha kujtimet dhe përvojat e pabesueshme që më ka sjellë ky album. Më kujtohet frika që kisha për të publikuar këtë albuj në një kohë kaë të pasigurt, ndjeva gjithashtu shpresë dhe besim në muzikën që bëmë. Shpresoja që forma ime personale e arratisjes mund të shërbente edhe për ju.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Gjithmonë them se jam shumë mirënjohëse për mënyrën se si ky album ka gjetur shtëpinë tek ju, por përtej kësaj ndihem sikur na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit. Më ka mësuar durimin, fuqinë, besimin, lumturinë dhe atë që duhet të bëj në mënyrë për të qenë versioni më i mirë i vetvetes. Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjitha kjo falë jush!!.

Për të bërë këtë gjë kërkon shumë mund nga gjithë skuadra me shumë dashuri dhe mbështetje! Jam mirënjohëse ndaj familjes ime, miqve të mi, dashurisë sime, skuadrës sime dhe të gjithëve ju që keni qenë me mua në çdo hap. Mezi po pres për gjërat që po vijnë, por tani dua vetëm t’ju them faleminderit! Ju dua dhe do ju shoh në ndonjë qytet afër jush kur bota të jetë gati për ne që të kërcejmë me zemrat tona të vogla”, ka shkruar Dua. /abcnews.al

SHKARKO APP