“Njerëzit do të lënë kurora në varrin tim”, parashikimi i Kleonikit kur të largohet nga kjo botë
Modelja dhe këngëtarja shqiptare Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.
Ajo njihet për hijeshinë dhe bukurinë e saj, në çdo dalje të sajën Kleoniki është e kuruar deri në detaj duke mos harruar asnjëherë të vendosë dhe kurorën.
E veshur si një perëndeshë me një fustan të bardhë dhe kurorë me 16 kristalë të bërë posaçërisht për të Kleoniki tregoi se në çdo dalje të sajën nuk do e ndajë nga vetja kurorën. Ajo tregoi se kurora do që ta simbolizojë atë dhe më pas kur të vdesë njerëzit ti vendosin në varr kurora.
“Kurora dhe veshja janë bërë për mua. Për çdo klip unë do të kem kurorë. Do të dal gjithmonë me kurorë, në skenë në klipe, kudo, do të jenë simboli im. E ke parasysh që Michael Jackson kishte kapelen e vet, ose dorashkat, unë do të kem kurorën që do të më përfaqësojnë. Edhe mbasi të vdesn jerëzit do të lenë kurora te varri im”– thotë ajo.