Njerëzit në izolim/Ina: Më vijnë qindra mesazhe erotike
Ina Kollçaku, njihet tashmë nga të gjithë për pjesëmarrjen e saj në rubrikën “Përputhen” në “E Diell”. Mirëpo, bukuroshja bionde shpesh është dhe e ftuar në rubrikën “Trotuar”. Ina gjatë debatëve që janë zhvilluar në këtë rubrikë, nuk ka ngurruar që të shprehë hapur atë që mendon.
Siç ishte përshembull deklaratat e saj disa javë më parë ku shprehej se: “Nuk dëshironte që të jetonte me vjehrrën nën një çati, pasi kishte dëshirë që të bënte seks me burrin në kuzhinë”. Edhe këtë puntatë Ina nuk iu nda “erotizmit”.
Teksa në studio flitej në lidhje me propozimet në këto kohë karantine, në të cilën ndodhet vendi ynë si pasojë e koronavirusit. Ina u shpreh se në rrjetet e saj sociale, këto ditë, kanë vërshuar qindra mesazhe me përmbajtje erotike.