Njerëzit nuk e pritën dhe aq mirë kërkesën për falje të Ellen

Në hapjen e programit të saj, Ellen foli për gjithë situatën e krijuar dhe u shpreh se “do të fillojë një kapitull i ri”.

Megjithatë, duket se njerëzit nuk janë shumë të bindur me monologun e bërë dhe komentet ndaj saj nuk kanë qenë ashtu siç priteshin.

“Ellen Degeneres thotë se “po mësoj prapë dhe po rritem”. Je 62 vjeç!”

“Në sezonin e 18, Ellen flet për një “kapitull të ri”. Thjesht mbaro librin.”

“Duhet ta pranoj se si lesbike, ka qenë e vështirë për mua të them “f*ck Ellen”, sepse ishte një grua e rëndësishme për mua për një kohë të gjatë. Ama, sot, duke jetuar në Amerikë, jam shumë e lodhur së pari njerëz të pasur  e të plotfuqishëm të gënjejnë haptazi.”

“Ellen do që të gjithë ta dinë se sa njeri i mirë është dhe krimi i vetëm i saj është “stafi toksik”. Çfarë kërkese për falje..”

“Falja e Ellen:

1. Nuk e dija se vendi dhe njerëzit të cilët punojnë për mua ishin në një ambient toksik.

2. Nuk jam aq aktore e zonja, sa për të bërë si e mirë.

3. Po e marr këtë kaq seriozisht, saqë po bëj shaka herë pas herë.”

SHKARKO APP