Njihuni me Chuando Tan, modelin i cili po “çmend” botën me moshën e tij të pabesueshme

Dëshira për të qenë përjetësisht të rinj nuk është thjesht një ëndërr e fshehur në sirtar apo ekskluzivitet i gjinisë femërore, përkundrazi fle edhe tek meshkujt, të cilët ndoshta për hir të konvencioneve të pashkruara të shoqërisë nuk duan ta pranojnë këtë. Por, a është mundur kjo gjë?

Mjafton të shihni fotot e Chuando Tan, i cili ditët e fundit është bërë kryefjala e preferuar e mediave dhe portaleve më të njohura anekënd nëpër botë. Arsyeja? Askush nuk mund ta mohojë që djaloshi, i cili në të vërtetë është zotëri, që shihni në foto është një mashkull simpatik, por ajo që po habit të gjithë është mosha e tij, plot 50 vite të cilat duken sikur nuk kanë lënë as më të voglën shenjë në pamjen e jashtme, shkruan Living.

Chuando

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një karrierë të nisur që më 1994-ën si model në Singapor, Chuando Tan tashmë është një fotograf i suksesshëm në vendin e tij, por pas një interviste të publikuar në gazetën “Straits Times” duket se fama po tejkalon kufinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chuando  2

Chuando ka shpjeguar se çdo gjë e ka falë metabolizmit të mirë, ushqimit të shëndetshëm ku prej më shumë se 20 vitesh nuk konsumon më sheqer, kripë, alkool dhe kafeinë, si dhe aktivitetit fizik të përditshëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?