Njihuni me mashkullin më seksi për vitin 2018
Aktori i famshëm Idris Elba është emëruar si mashkulli më seksi për vitin 2018 nga revista People.
Përzgjedhja e 46-vjeçarit u zbulua në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Ai u përball me konkurrentë të mëdhenj si Michael B. Jordan, Jason Momoa dhe Chris Pratt.
Në një lidhje live nga Londra për emisionin, aktori tha: “Nëna ime do të jetë shumë, shumë krenare”.
Elba, i cili shkëlqeu në filmat “The Wire” dhe “Luther”, u befasua pasi u kurorëzua fituesi i këtij viti.
“S’ka mundësi. Me të vërtetë?”-tha ai për revistën People. “Duke parë vetën në pasqyrë thashë, po ti je njeriu më seksi sot. Të them të drejtën është ndjenjë e mirë. Ishte shumë surprizë e këndshme.”
Aktori ka një vajzë 16-vjeçar, Isan dhe një djalë 4-vjeçar, Winston, nga marrëdhënie të mëparshme. Ndërsa po planifikon të martohet me të fejuarën e tij Sabrina Dhowre.
KOHA JONË SONDAZH

