Njihuni me pjesëtarët e familjes së madhe presidenciale të Amerikës
Në janarin e 2021-it, një familje e re iu bashkua Shtëpisë së Bardhë dhe pas ceremonisë së inagurimit, është koha të njiheni më mirë me Biden-at!
1. Fillojmë me presidentin e zgjedhur: Joseph R. Biden!
2. Kalojmë tek Zonja e Parë e Amerikës, Dr. Jill Biden. Gjatë gjithë karrierës së saj, Jill Biden i është dedikuar edukimit. Ka dhënë mësime anglishteje dhe leximi si dhe ka punuar me të rinj që kanë probleme emocionale në një spital psikiatrik.
3. Neilia Hunter Biden. Neilia ishte gruaja e parë e presidentit, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në një aksident me makinë ku u plagosën edhe djemtë e saj, Beau dhe Hunter. Në aksidentin tragjik ndërroi jetë edhe vajza e tyre Naomi.
4. Joseph “Beau” Biden III- Beau, djali i presidentit i cili ishte gjithashtu shok me Kamala Harris ndërroi jetë në 2015-ën, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në tru.
5. Robert Hunter Biden- Djali tjetër i Joe Biden. Avokat dhe investitor bankash, ai hoqi dorë nga politika për t’ja lënë këtë detyrë të atit dhe vëllait të ndjerë.
6. Ashley Biden- Ajo është vajza e Joe dhe Jill Biden. Aktiviste, filantrope, punonjëse sociale dhe dizajnere mode!
7. Natalie Naomi dhe Hunter Biden II- Nipërit e Joe Biden. Fëmijët e djalit të ndjerë Beau Biden.
8. Naomi, Finnegan dhe Maisy Biden-Presidenti dhe fëmijët e djalit tjetër nga martesa me gruan e parë.
9. Sigurisht, pjesë e familjes janë edhe Champ dhe Major Biden, qentë besnikë të familjes gjigante!