Njihuni me reperin Enio Delia, 6-vjeçari që po “thyen” rrjetin

Enio Delia, 6 vjeç, është reperi më i ri. “Gucci Man'” titullohet kënga dhe videoklipi të cilin e ka publikuar së fundmi.

“Gucci çiftelia” dhe “hasjan me tradita” janë pjesë nga teksti që janë bërë virale në rrjet.

Ajo që bie në sy janë automjetet luksoze në videoklip dhe performanca e të voglit është fantastike.

Duket se janë kujdesur në detaje, koreografia nga Tan Brama Academy dhe muzika nga Dj Twin.

Reperi më i vogël në industrinë muzikore po thyen rrjetin, dhe dukshëm po “sfidon” ata që prej vitesh janë pjesë e muzikës.

Enio Delia - Gucci Man (Official Video 4K)

 

SHKARKO APP