Njihuni me yjet që bëjnë diferencën, VIP-at bamirës

Ka shumë personazhe të famshëm, puna e së cilëve përfundon menjëherë pas daljes së  tyre në skenë. Por ka edhe të tjerë, puna e së cilëve nuk përfundon aty.
Ato jo vetëm e bëjnë më së miri punën e tyre, por edhe kontribuojnë me donacione të konsiderueshme bamirësie. Shumë prej të famshmëve i përdorin këto bamirësi si një marifet për t’i bërë reklamë vetes dhe sigurisht për të ndikuar pozitivisht në karrierën e tyre. Më poshtë do të paraqesim një listë të personazheve të njohur në të gjithë botën, të cilët dhurojnë vazhdimisht shuma të majme për bamirësi.

Lista kryesohet nga këngëtari, Elton John
Elton John është një nga kontribuesit më të mëdhenj, përsa i përket kërkimeve për AIDS. Ai ka themeluar Fondacionin AIDS me emrin e tij ne vitet ‘80. Ideja e tij për themelimin e këtij fondacioni erdhi pasi shumë prej miqve të tij ishin viktima të kësaj sëmundjeje. Elton John ka dhuruar donacione përgjatw viteve në mbi 50 organizata të ndryshme bamirësie.

Në vendin e dytë renditet Bono
Bono është përcaktuar shpesh si një nga njerëzit më me shumë influencë në jetën sociale, edhe për shkak të punës së tij si filantropist i pazëvendësueshëm. Ai ka filluar të dhurojë donacione në fillim të viteve ‘80. Po ashtu Bono është nominuar edhe tre herë për çmimin Oscar.

Në vendin e tretë qëndron Bill Clinton
Për shumë presidentë puna e tyre përfundon menjëherë pas përfundimit të mandateve, por kjo nuk ka ndodhur me ish-presidentin Bill Clinton. Ai ka themeluar “Clinton Foundation”, i cili ka në fokus shëndetin, sigurinë, stabilitetin ekonomik, drejtësinë dhe problemet mjedisore. Për vite me radhë Clinton ka punuar më më shumë se 50 organizata të ndryshme bamirësie në rang botëror, duke dhënë kontributin për përmirësimin e shoqërisë.

Së katërti, Bred Pitt dhe Angelina Jolie
Bred Pitt dhe Anngelina Jolie personifikojnë një çift të suksesshëm, jo vetëm në karrierë, por edhe në shoqërinë civile. Ata njihen si nga donatorët më të mëdhenj që me anë të donacioneve të konsiderueshme kërkojnë të shuajnë urinë në botë. Po ashtu çifti ka qenë një zë i fuqishëm që mbron emigranët në të gjithë botën. Pitt dhe Jolie kanë themeluar fondacionin e tyre Jolie-Pitt Foundation për të luftuar varfërinë, për mbrojtjen mjedisore dhe kauza të tjera humane.

Sting renditet në vendin e pestë
Ashtu sikurse shumë të tjerë edhe Sting ka punuar vullnetarisht për shumë organizata në të gjithë botën. Ai ka themeluar “Rainforest Foundation” për t’i ardhur në mbrojtje Pyllit të Arizonës.

Ellen Degeneres qëndron në vendin e gjashtë
Ellen Degeneres ka punuar në një numër të madh organizatash bamirësie për kauza të ndryshme humane. Ajo bashkëpunon me fondacionin e Susan G.Komen në luftën kundër kancerit.
Ellen njihet edhe si një nga “avokatet” e mbrojtes së kafshëve dhe abuzimeve me to.

Në vendin e shtatë renditet këngëtari John Legend
Këngëtari i famshëm merret kryesisht me dhurimin e donacioneve për zonat ruale në Afrikë.

Në vendin e nëntë është ish-pjesëtari i grupit Beatles, Paul McCartney
Ai cilësohet ndryshe si një nga personat më bamirës në të gjithë botën. Përpjekja e tij më e madhe ka qenë ajo në mbrotje të kafshëve. McCartney ka punuar me organizata si PETA, Animal Defenders International, HIS etj..

Dhe lista e 10 personazheve të famshëm që, përveçse profesionit të tyre janë të angazhuar edhe në veprimtari të ndryshme bamirëse, mbyllet me Oprah Winfrey. Për shumë njerëz sinonimi i duhur për Oprah Winfrey do të ishte “bamirësi”.

Përktheu: Sidorela Lepuri 

SHKARKO APP