Nobeli në fizikë shkon për pionerët e valëve gravitacionale
Rainer Weiss, Barry C Barish dhe Kip S Thorne fitojnë çmimin Nobel në fizikë pët vitin 2017.
Të tre janë anëtarë të bashkëpunimit LIGO-Virgo, detektor që zbuluan valët gravitacionale.
Trioja e shkencëtarëve është nderuar për punën e tyre në ndërtimin e Ligo dhe zbulimin e valëve gravitacionale.
“Çmimi i këtij viti shkon për zbulimin që tronditi botën”, tha përfaqësuesi i komitetit të Nobelit gjatë një konference shtypi në Stokholm të martën.
Komiteti Nobel ka dhënë 111 çmime në fizikë që nga viti 1901. Vitin e kaluar, tre studiues fituan për punën e tyre në fushën e topologjisë.
Laureatët e vitit 2016 zbuluan transformime ekzotike që kthejnë materien në superpërcjellës ose lëngje pa fërkime, të aftë për të vorbulluar në një vorbull pa ngadalësim.
Fituesit e Nobelit 2017