Noizy apo Ledri? Sara Kapo tregon kë do të zgjidhte për partner
Në programin “Një kat më lart” Sara Kapo u bë pjesë e lojës së emrave, teksa rastësisht zgjodhi disa personazhe për të komentuar. Në shtëpinë e IN me Ermal Peçi, Sara përzgjodhi në akuarium Noizy-n teksa menjëhere këndon një këngë të tij.
“Unë jam rritur me Noizy. Kam kaluar një pjesë të gjimnazit duke dëgjuar këngë të tij. Mua më pëlqen të kap artistët që në fillimet e tyre muzikore. Siç kam pasur qejf Ledrin me grupin Skillz”- tha Sara.
Ajo tregoi se fati e solli që edhe të xhironte klipin me Ledrin, i cili ishte shumë i sjellshëm, shumë i matur. Por cilin do zgjidhte ajo si një mashkull në krahun e saj, Ledrin apo Noizy?
“Për shijet e mia, duke qenë se jam rritur me çuna të gjatë, do të zgjidhja Ledrin. S’kam asgjë me Noizy, por Ledrin”
Ndiqni të plotë bisedën e Sara Kapos në “Një kat më lart”.