Noizy çel një fond marramendës për të sëmurët
Reperi më i suksesshëm shqiptar, Noizy, ka ndërmarrë i vetëm një iniciativë bamirësie në ndihmë të tre familjeve me të ardhura minimale në Durrës. Banesat e tyre me kushte skandaloze do të rindërtohen nga e para me financimin e reperit.
Lajmin për këtë e bën të ditur një letër e mbërritur në adresë të redaksisë nga i vogli i familjes Hasa, që është një nga familjet të cilave Noizy do t’u restaurojë shtëpinë.
Nga ana tjetër, Noizy ka çelur një fond të veçantë prej 100.000 eurosh për njerëzit e sëmurë rëndë, që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë operacione të vështira, përfshirë këtu edhe ndjekjen me kura për kancerin.
Këto vepra të Noizy-t, për të cilat ai nuk dëshiron të flasë, e kthejnë reperin në një prej artistëve filantropë më të mëdhenj në Shqipëri./revistawho.com