Noizy në kërkim nga Policia, Stresi tregon si nisi sherri që degradoi në dh@nimin e Isenit: U futa për ti ndarë

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin Noizy. Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë. Vetë Noizy sot tha se nuk është në arrati, por me avokatët po ndjek rrugën ligjore që të shmangë kurthim që sipas tij, i kanë ngritur në këtë histori.

Bashkë me Noizy-n ka qenë edhe reperi Stresi, por ndaj tij nuk ka një fletë-arrest. Duke folur për mediat kosovare, Stresi ka treguar gjithë ç’ka ndodhur natën e sherrit ku u përfshinë shumë persona. Sipas tij, as ai, por as Noizy, nuk e kanë prekur Medi Isenin.

Sipas tij, ky i fundit në videot e tij në TikTok prej kohësh i ofendon këngëtarët, por Stresi thotë se nuk kishin në plan që të merrnin hak ndaj tij. ”Akuza që është bërë ndaj Noizy-t që e ka prekur, ju betohem në Zot që as ka pasur mundësinë ta prekte. Fare. Në mënyrë kategorike. Unë i kam duart e prera akoma, shenjat që kam hyrë për t’i ndarë. Që kam ngrenë gota, prerje në gisht. Unë jam ai që te video thotë: ‘Mos, mos, mos’, sepse degradoi situata aq keq”,-thotë Stresi.

Rrëfimi nga Stresi

Flasim njëherë për punën e prerjes në besë. Personi në fjalë, që është keqtrajtuar, ka kontaktuar babain tim prej Zvicre, me gjithë të atin e tij, sepse këta shajnë gjithë dimrin dhe vijnë verën për t’u pajtuar. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë, kur më ka marrë babi im dhe më tha që ka ardhur ky djali. Unë i thashë: ‘Bab, unë nuk dua ta takoj më kurrë atë njeri dhe as dua ta shoh me sy’, sepse kishte ardhur familja e tij. Kaq. Edhe po të ishte për ta prerë në besë atë djalin në kllapa, ishte prerë në besë që në Tiranë. Ky është realiteti.

Kur ka ardhur këtu në orën 2 të natës dhe babai i Medit ka marrë familjen time, babai im i ka thënë: ‘Këtu në Shqipëri nuk të prek kurrkush’. Kur kam shkuar në Pejë atë natë për të performuar me Noizy-n, ky ka thënë një natë para live: ‘Do shkoj nesër, do i bëj stile’. Ky në vend që të vinte për të shuar muhabetin, edhe me Noizy-n që i ka sharë familjen, edhe mua, ka dalë një natë para live që thotë… Deri këtu është ok.

Të nesërmen kur ka ardhur në klub, unë i kam thënë: ‘Hajde se mund të flasim’. Kaq. Ky kur ka ardhur, ka qenë vet i treti. Nuk ishin dy veta, ishin tre. Ishin shumë seriozë. Kur ka dalë dhe Zini (Noizy) nga performanca, aty ishim 30 veta. Njëri ka dalë i pari, nuk e mbaj mend dhe i tha: ‘Mua ma ke sharë gruan?!’. Aty ka nisur krejt situata. Ishin 30 veta dhe s’ka mundur të ndalej. Ju betohem. Edhe njerëzit thonë që i kemi prerë në besë, por s’është e vërtetë, sepse ka nisur diçka që s’na ka dhënë mundësinë as me fol me të, as të reagonim. Dhe akuzohet Noizy. Dëgjoni, unë nuk jam as servili i Noizy-t, as servili i kurrkujt. Ai ka punët e veta, unë punën time. Takohemi për biznes, për muzikë, edhe nuk ka prerë askush në besë. Akuza që është bërë ndaj Noizy-t që e ka prekur, ju betohem në Zot që as ka pasur mundësinë ta prekte. Fare. Në mënyrë kategorike.

Unë i kam duart e prera akoma, shenjat që kam hyrë për t’i ndarë. Që kam ngrenë gota, prerje në gisht. Unë jam ai që te video thotë: ‘Mos, mos, mos’, sepse degradoi situata aq keq. Pastaj ata njerëzit që ishin me Medin, kur i kanë gjuajtur Medit fillimisht, edhe ata janë çuar për ta mbrojtur. Prandaj ka degraduar situata. Mua më ka marrë policia të nesërmen për të shkuar për të dhënë një deklaratë, por ne nuk i hamë këto ‘fore’. Më kanë thirrur të jap një deklaratë si dëshmitar. Edhe unë s’e kam besuar. Nuk e kam dhënë deklaratën. Ka për ta dhënë avokati im, sepse s’kam pasur mundësi. E ka drejtësia në dorë për ta gjetur kush e ka prekur. Ne kemi besim në drejtësi.

Po t’i mbledhim të gjitha videot e këtyre TikTok-erave, që të dali një ligj nga qeveria e Kosovës, shpresoj të dali një ligj nga qeveria e Kosovës dhe ajo Shqiptare që t’i ndalojë këto, sepse po t’i mbledhim të tëra videot në dy vite, nuk kanë lënë ofendim për motrën time pa e thënë, nuk kanë lënë për nënën time të shenjtë, që i falë pesë vakte, e kanë ç’njerëzuar. Nuk kanë lënë fjalë pa thënë për babain tim, që është njeri i nderit dhe i vërtetuar. Nuk kanë lënë asnjë cep të shtëpisë pa na e ofenduar dhe pa na kërcënuar këta njerëz. Edhe në atë turmën që kemi qenë, mund të kenë qenë 10 persona që personi në fjalë i ka sharë familjet, gratë. Prandaj degradoi situata.

SHKARKO APP