Noizy nuk heq dorë nga Rihanna
Reperi shqiptar, Noizy sapo ka publikuar këngën e tij ‘100 kile’ të cilën vazhdon ta promojë në të gjitha mënyrat e mundshme.
Të gjithë e dimë tërheqjen që ka ai ndaj divës së popit, Rihanna dhe këtë herë e ka vërtetuar më shumë.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, duket Riri në dy fotografi e veshur me të bardhë dhe jeshile. Bëhet fjalë për një pjesë nga refreni i këngës ku ai thotë:
“Puna paster nuk ka hile
E bardh a jeshile, e bardh a jeshile, e bardh a jeshile”
Vlen për tu përmendur se reperi i ka kërkuar mendim edhe aktorit të njohur, Blerim Destani, i cili ishte një nga protagonistët në klip.
Noizy ka komentuar shpesh në profilin e Rihanna në Instagram duke e quajtur ‘nuse’ apo duke e komplimentuar për paraqitjen e saj.