Noizy pushton Durrësin me dy super-Ferrari, parkingu i makinave të tij ngjan me një ‘Park lodrash’

Vetëm pak ditë më parë reperi më i famshëm shqiptar, Noizy mori në dorëzim bishën e tij më të fundit, një super-Ferrari, të cilin e kishte porositur vetëm pak muaj më parë në auto-sallonin e kompanisë më të famshme të makinave në botë.

Ndërkohë që sot në mëngjes me Ferrarin e tij ka zbarkuar nga trageti në Durrës, nën shoqërinë e një mikut të tij me një tjetër Ferrari dhe të dy së bashku kanë dhuruar spektakël rrugëve të qytetit bregdetar shqiptar, shkruan Syri.net.

Reperi në këtë mënyrë ka gjetur edhe një herë rastin për të prezantuar makinat e tij luksoze! Vendin ku i ka parkuar e quan ‘Parku i lojërave’. Tashmë është e ditur se reperi Noizy është i dhënë shumë pas veturave.

Ai vërtetë ka në zotërim një numër të madh makinash dhe të gjitha janë shumë luksoze.

Nga më të preferuarat e tij janë ato të tipit ‘Ferrari’ dhe Mercedez Benz, të cilat i ka publikuar edhe së fundmi në Instagram.

Pas një kohë larg Shqipërisë ai sot është rikthyer në vendlindjen e tij, për të cilën thotë se e ka marrë malli. E me t’u rikthyer, reperi nga Shqipëria ka shkuar ta vizitojë vendin, ku i parkon veturat e tij, të cilin e quan ‘Parku i lojërave’.

Ju kujtojmë që së fundmi reperi ka publikuar një tjetër këngë të re, ‘Gjuha e kampionit’, e cila është kthyer menjëherë në hit.

SHKARKO APP