Noizy: S’do këndoj më nëse ngjarja nuk është siç e them unë

Historia e sherrit ku u përfshi Noizy, ende ka një jehonë të madhe. Fansat janë ndarë në dy grupe, e ndërsa ai ka bërë një deklaratë shokuese mbrëmjen e djeshme, duke i mëshuar edhe një herë ngjarjes.

Pavarësisht aludimeve të shumta, Noizy ka thënë se do tërhiqet nga kënga nëse historia e sherrit nuk ështe sikundër e ka thënë ai.

Në një lidhje direkte me “Skype” në emisionin “Opinion” në televizionin “Klan”, reperi ka deklaruar se është i gatshëm të tërhiqet nga muzika, nëse kamerat e sigurisë në hotelin ku u zhvillua sherri me anëtarët e BabaStars, nuk dëshmojnë se ai po tregon të vërtetën mbi historinë.

“Nëse dikush vërtet do ta dijë historinë e saktë, le të sjellë dikë tjetër dhe ta marrë atë historinë time (regjistrimin). Nëse nuk është historia kështu siç e them unë, atëherë unë nuk këndoj më, ua jap fjalën sot!”, tha reperi në lidhje me sherrin me Cozman, ku mbeti i plagosur vetë ai dhe reperi tjetër Varrosi.

Gjatë lidhjes direkte, ai ka bërë thirrje disa herë që të merren regjistrimet e kamerave të sigurisë së hotelit në Prishtinë, pasi stafi i tij pretendon se kamerat nuk kanë regjistruar në momentin e sherrit.

“Unë gjithmonë jam munduar të kem kujdes, por sinqerisht nuk pata faj. Nuk e kuptova përse erdhën me armë, nuk e kuptova përse erdhën me sherr, nuk e kuptova përse ndodhi komplet ai sherr. Më erdhi shumë zor”, u shpreh Noizy.

SHKARKO APP