Noizy u kap në Shëngjin, policia: Do ekstradohen në Kosovë, akuza për…

Reperi Noizy dhe Dj i tij, Bahtjar Bajraktari pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ranë në pranga në mesnatë në një klub nate në Shëngjin Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit arrestimi i tyre u bë i mundur nga operacioni i koduar “Fast”, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë. Noizy dhe Dj i tij akuzohen për dhunën ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni, pasi e akuzon për ‘’lëndime të rënda trupore’’ në një klub nate në Kosovë.

Noizy në reagimin e parë për këtë situatë është shprehur se ky denoncim është i padrejtë dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur.  Reperi sqaron se nuk ndodhet në arrati, por po ndjek rrugën ligjore dhe se do të sqarojë situatën e plotë, ku reperi shprehet se ka rënë viktimë, pa pasur asnjë lidhje me rastin në fjalë.

”Dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë”.

Pas Noizyt, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të arrestojë edhe Stresin. Reeperi në një intervistë televizive tha se nuk kishin në plan që të merrnin hak ndaj tij. ”Akuza që është bërë ndaj Noizy-t që e ka prekur, ju betohem në Zot që as ka pasur mundësinë ta prekte. Fare. Në mënyrë kategorike. Unë i kam duart e prera akoma, shenjat që kam hyrë për t’i ndarë. Që kam ngrenë gota, prerje në gisht. Unë jam ai që te video thotë: ‘Mos, mos, mos’, sepse degradoi situata aq keq”,-thotë Stresi.

SHKARKO APP