Noizy zgjeron biznesin, do të hapë edhe një restorant të ri
Reperi i njohur Noizy shquhet si një prej reperëve më të pasur në Shqipëri. Përveç të ardhurave nga muzika, Noizy nxjerr fitimet edhe me bizneset e tij, të cilat janë dy “shisha bar”, një në Durrës, e tjetri në Tiranë. Së fundmi, përmes rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur se ka vendosur të zgjerojë biznesin e tij, duke hapur edhe një restorant. Ai ka publikuar disa imazhe në InstaStory, të cilat shfaqin disa prej ambienteve të brendshme të restorantit të ri që do të hapë reperi. Nga pamjet e para, duket se ky ambient do të jetë mjaft luksoz, teksa nuk është bërë i ditur emri i tij. Disa nga ambientet e brendshme të restorantit më të ri të reperit Noizy. Noizy ka qenë mjaft produktiv këtë vit në tregun muzikor me këngë të reja, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.