Nora dhe Roberti si Beyonce dhe Jay-Z: I tregojnë të gjitha te kënga e re (VIDEO)
Nëse do flisnim me shifra, kjo është periudha më e mirë që Nora Istrefi dhe Robert Berisha të publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë bashkë. Prej shumë kohësh dyshja përflitet për konflikte, madje edhe ndarje por asnjëherë s’i kanë konfirmuar zërat. Gjithçka kanë thënë është se kanë probleme si gjithë çiftet e tjera, por i kalojnë bashkë.
Të njëjtën gjë mund të thoshte dhe Beyonce dhe Jay-Z, por dy gjigandët e muzikës vendosën t’i përkthejnë në para problemet e tyre. Ç’rëndësi ka nëse e merr vesh e gjithë bota? Është biznes në fund të fundit.
Dhe tani Nora me Robertin, pasi ne jemi thuajse të sigurt se kënga e tyre e fundit e publikuar sot, bazohet tek historia e tyre. “S’ka inat” titullohet bashkëpunimi i dy prindërve të Renee-së, që me sa kuptojmë nga teksti flasin për një dashuri që ka patur ulje-ngritjet e saj, të dy kanë gabuar, por tani s’ka më inate.
Ti je ai që e du, i vetmi për mu, ti e di që unë e du, ti e di që m’ke mu
Zemër mbaj inat, unë me ty kam fat, unë gabova shumë, edhe ti si unë
Gjatë gjithë klipit Nora dhe Robi janë në ambiente të ndryshme, për t’u bashkuar në fund pranë makinës. Dhe pikërisht atëherë kur ne prisnim një puthje, klipi përfundon. Por nëse kjo është e vërtetë, atëherë drama mes çiftit ka përfunduar. Dhe janë po aq seksi sa gjithmonë./Anabel/
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YAufvqsmQHE&t=24s” width=”560″ height=”315″]