Nora hodhi fotot me lookun e ri, por fansat kapën këtë detaj
Nora Istrefi edhe pse është shumë e preferuar, shquhet për ndikimin që ka nga të tjerët dhe shumë e akuzojnë për kopje.
Ditën e sotme ajo publikoi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqej super seksi me një look tërësisht të ri.
Ajo i kishte lyer flokët në ngjyrë të errët dhe kishte bërë baluke dhe onde të shpeshta. Pamja e saj e re u komplimentua nga ndjekësit, mirëpo shumica prej tyre mbetën të habitur kur vunë re ngjashmërinë e madhe të Norës me këngëtaren Adelina Ismaili.
Shumica e fansave e akuzuan Norën se ajo kishte kopjuar Adelinën, ndërsa të tjerë thjesht vunë në dukje në komente ngjashmërinë e madhe të dy këngëtareve.

KOHA JONË SONDAZH

