“Nora Istrefi nuk di të flasë”/ Moderatori i njohur sqaron deklaratën
Moderatori Alaudin Hamiti bëri një deklaratë gjatë lojës “Thuaje ose zhytu” me Liberta Spahiun, duke treguar se “personi më i ngurtë” nga figurat publike që ka intervistuar është këngëtarja Nora Istrefi.
Moderatorit nuk i kanë pëlqyer aspak lajmet në lidhje me deklaratën e bërë për këngëtare, duke i parë ato si modifikim i fjalëve. Me anë të një postimi në Instastory Alaudin ka sqaruar se Norën e ka shoqe dhe mënyra si u përgjigj nuk do të krijonte hatërmbetje.
“Nuk është e vërtetë. Të qenurit i/e ngurtë nuk do të thotë nuk di të flasë. Mos u mundoni të nxirrni gjëra jashtë kontekstit”,-shkruan moderatori.