“Nuk dua të plakem një burrë” mesazhet e Amber Candy për transformimin e guximshëm

E ftuara speciale e kësaj mbrëmje në emisionin “Why Not” në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ishte make-up artistja, Amber Candy.

Për të gjithë ju që nuk e njihni Amber Candy është trasgjinorja që për herë të parë ekskluzivisht për emisionin “Why Not” ka vendosur të tregojë transformimin e saj të guximshëm.

Ajo vendosi të rrëfejë para kamerave historinë e saj dhe ndërhyrjet kirurgjikale për të arritur atë që ajo ndjen se është, një femër.

Karantina Ambrës si shumë personave të tjerë i shërbeu për të vendosur pikat mbi “i”. Make-up artistja vendosi që ato që kishte në mendje ti bënte realitet.

“Në periudhën e karantinës ndryshuan shumë gjëra, jo vetëm te mua por te shumë persona. Disa çifte u ndanë, disa ndryshuan mënyrën e jetesës nuk jetonim më si më parë. Unë nuk e kisha në mendje, më kalonte ndonjëherë por nuk e kisha vendosur tamam , se thoja që nuk është momenti i duhur. Në kohën e karantinës po shihnim veten më shumë në pasqyrë, sepse nuk kishim gjë tjetër çfarë të bënim dhe thashë që unë tashmë u rrita.

Nuk dua të plakem një burrë sepse nuk kam qenë ndonjëherë burrë. Thashë pse mos të bëj këtë ndryshimin, gjeta doktorin e duhur më pas u konsultova me psikologen se mendova mos ndoshta karantina kishte bërë punën e vet dhe isha në depresion.

Këto janë gjëra që duhen llogaritur para se të bëhen, fola me psikologen dhe më tha  që nuk ke asnjë shenjë depresioni. Thashë ok, ec para dhe bëj atë që ke në mendje”

Gjithashtu Ambra gjatë bisedës dha dhe një mesazh shumë të fortë për të gjithë personat që duan të bëjnë të njëjtën gjë që ajo ka bërë, mos mendojnë se çfarë thuan të tjerët, mos privohen nga askush, por të mbledhin forcat dhe të bëjnë atë që kanë në mendje.

SHKARKO APP