“Nuk duhet të kishte treguar për tradhtinë tonë”, Ornella Muti zbulon sekretet e saj me Celentanon

Aktorja italiane Ornella Muti është rrëfyer lidhur me flirtimet që ka pasur në të kaluarën. “Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano”.

Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, tha ajo në një intervistë për “Il Messaggero”.

Më tej ajo flet për periudhën kur nisi karrierën kinematograke. “Xhirova lmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë par mua”, tregon aktorja me sytë e bukur. Ajo flet edhe për formën fizike, “Jam në formë sepse bëj një jetë të shëndetshme, e dhe ha në mënyrë korrekte. Nuk e fsheh moshën time”

SHKARKO APP