”Nuk e bëj për lavdi”, Labinot Tahiri: Roelit do ti dorëzoj 5 mijë euro, por do ti siguroj edhe një shumë që do t’i shërbejë për gjithë jetën

Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se më 10 gusht do t’ia dorëzojë 5 mijë euro djalit të të ndjerit Shpat, duke theksuar se këtë veprim e bën për të mbajtur fjalën e dhënë dhe jo për lavdi.

Sipas Tahirit, nga shuma totale, 600 euro janë dhuruar nga familja e Denisit nga Gllogjani gjatë një dasme më 29 korrik. Ai ka falënderuar familjen për gjestin, duke u shprehur se bujaria dhe solidariteti meritojnë respekt. Në reagimin e tij, Tahiri ka bërë të ditur gjithashtu se synon t’i sigurojë Roelit një mbështetje të konsiderueshme financiare, me qëllim që ajo t’i shërbejë për të ardhmen dhe t’i lehtësojë jetën familjes së Shpatit.

“Fjalën e dhënë duhet ta mbajmë. Kjo është pasuria më e madhe që kemi si komb”, ka theksuar ai, duke shtuar se çdo fëmijë meriton një mundësi më të mirë në jetë. Në fund, Tahiri ka kujtuar mesazhin e Nënë Terezës për rëndësinë e veprave, duke nënvizuar se ndihma ndaj njerëzve në nevojë duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo vetëm me fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Deshta me ju tregu krejt shqiptarëve dhe publikut të Shpatit kudo që janë, se më 10 gusht do t’ia dorëzoj 5,000€ djalit të këtij loqkomani.

Nuk e bëj për lavdi, por sepse fjala e dhanë duhet me u mbajt. Prej kësaj shume, 600€ janë nga familja e Denisit nga Gllogjani, të cilët atë natë në dasmë, më 29 korrik, ia dhuruan me zemër. Respekt e Zoti i shpërbleftë për këtë gjest. Edhe një obligim tjetër e kam ndaj Roelit.

Me ndihmën e Zotit, shumë shpejt do t’ia siguroj një shumë të madhe parash që t’i shërbejë për tanë jetën e tij dhe më mos të ketë situata të pa lakmueshme zonja Selvie dhe familja e Shpatit.

Kujt i mundon ky veprim i imi le ta di që unë mirrem me këtë punë prej qe jam dalë në rrugë duke bërë zgjidhje. Kjo është dëshira ime dhe besoj se çdo fëmijë meriton një shans më të mirë.

Nënë Tereza na ka lënë amanet të bëjmë vepra e jo vetëm fjalë se dhe ajo ishte shqiptare. Shqiptari kur e jep fjalën, duhet ta mbajë. Kjo është pasuria më e madhe që kemi si komb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?