Nuk e njohu në rrugë, artisti shqiptar rekordmen në Guiness tallet me Palomën
Gazetarja Rudina Demneri e cila njihet nga të gjithë me emrin ‘Paloma’ i është rikthyer sërish ekranit.
Teksa intervistonte njërëz në rrugë për rubrikën ‘Fiks Fare’ në lidhje me shembjen e shtëpive tek unaza e re ajo është ndeshur me artistin e njohur shqiptar Saimir Stratin i cili njihet për krijimin e mozaikëve modern dhe është certifikuar 11 herë në librin “Guinness’.

Mirëpo Paloma nuk e ka njohur dhe e ka cilësuar thjesht një djalë trendy i cili pyetjes së gazetares i është përgjigjur me ironi, duke bërë sikur nuk e kuptonte pyetjen.
KOHA JONË SONDAZH

