Nuk është divorcuar ende, Bill Gates merr propozim për martesë nga këngëtarja serbe
Bill Gates dhe bashkëshortja e tij deklaruan se janë ndarë pas 27 viteve martesë.
Dhe, menjëherë pas lajmit për ndarje, drejt Bill Gates kanë nisur oferta të reja.
Ishte këngëtarja serbe e cila ka bërë një reagim pas ndarjes së tij, madje ajo edhe i ka bërë një propozim.
Përmes rrjetit social Instagram, Neda Ukraden, këngëtarja serbe 70 vjeçare i ka bërë propozim për martesë.
“Dua që të plakemi së bashku”, ka shkruar në koment Ukraden.Ndryshe, Bill dhe Melinda po i vazhdojnë procedurat për ndarjen e pasurisë.