Nuk fitoi “Festivalin e Këngës”, reagon Soni Malaj: Kam nxjerrë mësimet e mia

Me këngën “Më e fortë”, këngëtarja Soni Malaj konkurroi në skenën e “Festivalit të Këngës” për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Por pavarsisht se kçnga u prit mirç nga publiku, Soni nuk rrembeu çmimin e parë.

Në një postim në “Instagram”, Soni falenderon të gjithë ata që e pëlqyen këngën dhe tregon se ky do të jetë një kujtim i bukur per te, dhe prej tij ka nxjerre disa mesime. Ajo nuk harron të urojë edhe kolegen e saj Jonida Maliqi.

“Ky dhjetor më fali një kujtim shumë të bukur, më tregoi sesi muzika ime, mund të bashkojë në 3 netë shqiptarët e mi, publikun tim dhe publikun e huaj, ata që u bashkuan nën një gjuhë të panjohur, por e dashuruan si kurrë më parë! U riktheva në një garë duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë, me të cilën besoj edhe nga mbështetja juaj, do ta kemi refren gjatë së bashku!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çdo rrugetim, unë kam nxjerrë mësimet e mia…Të këtij dhjetori i kam në zemer! Urime kolegëve me të cilët ndamë skenën, Jonidës mbarësi në Izrael! Mezi pres të ndajmë projektet e tjera, ju dua pafund!?? – shkruan Soni Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?